Iliri akuza Arjolës: Je mike midis dy ish-miqsh, ta kuptoj pozicionin

schedule13:50 - 22 Janar, 2022

schedule 13:50 - 22 Janar, 2022

Duket se pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, banorët nuk kanë gjetur qetësi. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin për gjithçka çfarë ndodhi.

Ndërkohë, në një moment teksa Iliri ishte në tavolinë së bashku me Arbërin, Einxhel dhe Arjolës, iu drejtua kësaj të fundit duke i thënë “je një mike midis 2 ish-miqsh”. Ai po i referohej Monikës, me të cilën mbrëmë pati një debat mjaft të fortë.

Kurse, Arjola ka vazhduar t’i qendrojë besnike mendimit të saj se nuk ka për të ndryshuar pozicion, pavarësisht marrëdhënies mes të dyve.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Arjola: Ndoshta unë jam e verbër dhe nuk e shoh

Iliri: Jo, ti nuk je e verbër. Ti je thjesht një mike midis dy ish-miqsh. Edhe ty të përket roli të mbash njërin, të mbash tjetrin

Arjola: Monika disa ditë më përpara më ka thënë “Arjolë, Iliri më do jashtë shtëpisë”. I thashë jo, kjo është shaka. Po i them gjërat siç i kam kuptuar unë

Iliri: Po i thua gjërat si një mike midis dy personave që ti do. Dhe unë ta kuptoj pozicionin

Arjola: Kam unë nevojë të ju kuptoj juve, jo pozicionin. Se pozicioni do të jetë ky që është. As nuk e ndryshon Monika mendimin që kam për ty, as nuk e ndryshon ti mendimin tim që kam për të. Kur unë ta vërtetoj mirë këtë gjë, pastaj do them ok ke të drejtë ti, ose ka të drejtë ajo

Iliri: Më dëgjo mirë, nëse sot do të kishte pasur një nominim zinxhir i filluar nga Iliri, ti do të kuptoje shumë gjëra

Arjola: Po, nuk do më shpëtoje mua, por Arbërin

Iliri: Dhe do ishe në vendin tim, në rolin tënd

Arjola: Që do të thotë, ti do të shpëtoje Arbërin dhe ai rrethin zinxhir

Iliri: Ti do kuptoje si ndihem unë, kur ti zgjedh diçka që nuk jam unë./abcnews.al