Fernando Augusto do të jetë pjesë e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit. Mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytet dhe është bashkuar me skuadrën e kuqe, pasi e kishte arritur akordin prej ditësh me klubin e Abissnet Superiore.
Demat nuk e kanë prezantuar akoma afrimin më të ri të skuadrës, por Stenio Junior është ai që e ka zyrtarizuar.
Sulmuesi ka postuar një video, ku Fernando Augusto shfaqet duke kënduar këngën e prezantimit para grupit.
Nga kjo video e postuar nga sulmuesi Stenio Junior , pritet edhe zyrtarizimi nga skuadra e Partizanit, me mbrojtësin që është grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës nga Dritan Mehmeti për ndeshjen me Kastriotin.
Braziliani është 28 vjeç dhe sezonin e shkuar ka spikatur me Makedonija GP, ku ka shënuar edhe 6 gola në 31 ndeshje. /f.a/abcnews.al