Një mjet lundrues tip gommone është kapur sot në drekë në grykëderdhje të lumit Vjosë. Mjeti ka qenë bosh dhe kishte ngecur, kur është pikasur nga forcat e Policisë Kufitare, të cilat kishin marrë informacion për një mjet lundrues.
Në brendësi të gomones nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë, ndërsa kanë nisur hetimtet se kujt i përket. Dyshohet se gomonia mund të përdorej për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë. Policia është duke krehur zonën, për të parë nëse ka lëndë narkotike të fshehur./abcnews.al