Ami tregon gabimet e Ermalit në shtëpi: I harron të gjitha

schedule21:07 - 21 Janar, 2022

schedule 21:07 - 21 Janar, 2022

Moderatorja e njohur, Amarda Toska ka folur edhe për raportin e saj me Ermalin. Në një intervistë në emisionin”Vila24”, ajo tha se e çmon shumë për energjinë që ka. Megjithatë, Ami tregoi se Ermali ka një dobësi në organizimin e punëve të shtëpisë.

“Sa i organizuar është në jetën jashtë shtëpisë, aq shumë punë ka për të bërë me këtë temë brenda shtëpisë”, tha moderatorja, e cila thotë se në shtëpi ai, i harron gjithmonë sirtarët dhe dritat hapur. “Ermali nuk duhet të dalë asnjëherë i fundit nga shtëpia”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Ermali u shpreh se me Amin ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se aso kohe nuk kishte asgjë.

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai./abcnews.al