“Republika e Maqedonisë nuk i ka zbatuar reformat e nevojshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shërbimet sekrete maqedonase janë degë e serbëve, kurse serbët janë degë e rusëve. Ne nuk duam të sjellim Titon dhe Stalinin në BE.”
Kështu është shprehur ish-presidenti Rosen Plevneliev duke iu përgjigjur pyetjes së “BGNES-it” lidhur me rezultatet e vizitës së fundit të kryeministrit Kiril Petkov në Shkup.
Plevneliev përmendi si shembull pozitiv Shqipërinë, që së bashku me Maqedoninë e Veriut është kandidate për negociatat e anëtarësimit, por siç thotë ai, ndryshe nga Shkupi, Tirana ka zbatuar reforma të gjera në vitet e fundit.
“Shqipëria është gati sepse vitet e fundit ka bërë reforma të mëdha që Shkupi nuk i ka bërë. Për këtë arsye Bullgaria me të drejtë është shprehur se është përpara. Shqipëria bëri një regjistrim të drejtë dhe i dha të drejta minoritetit bullgar.
Ajo ndryshoi tekstet dhe fliste për ideologjinë komuniste dhe të kaluarën në një mënyrë tjetër. Shërbimet e Shqipërisë janë shumë më të integruara me shërbimet e NATO-s dhe BE-së sesa shërbimet e Maqedonisë së Veriut”, tha Plevneliev.
Plevneliev shton se është e rëndësishme që miqtë tanë në Shkup të kuptojnë se vetëm me lobim nuk mund të bëhet.
“Të dashur miq në Shkup, duhen reforma, duhen veprime. Kjo do të hap derën për anëtarësimin e dëshiruar evropian”, tha ai. /abcnews.al/