Sherret e bujshme mes Noizyt dhe Stresit duket se kanë marrë fund. Dy reperët kanë përmirësuar raportet dhe herë pas here nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit.
Madje, javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.
Ndërkohë, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihen Noizy, Stresi dhe Kozaku. Nuk dihet nëse ka qenë ky i fundit që i ka bashkuar reperët, por kjo mund të cilësohet pa frikë si foto e vitit.
Nga ana tjetër, fansat janë bërë kuriozë nëse dyshja kanë në plan për një bashkëpunim, i cili do të rezultonte një hit i vërtetë./abcnews.al