Shkencëtarët kanadeze kanë kryer analizën e parë molekulare në botë të proteinës së “spike” të variantit Omicron. Spike është proteina me të cilën koronavirusi lidhet me qelizat njerëzore dhe i infekton ato. Gjetjet hedhin më shumë dritë mbi arsyet pse varianti i ri dominant Omicron është kaq ngjitës dhe i shpëton më lehtë antitrupave.
Të dhënat e studimit
Studiuesit, të udhëhequr nga Sriram Subramaniam, një profesor në Departamentin e Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, i cili botoi studimin në revistën Science, përdorën një mikroskop krio-elektroni për të kryer analiza imazherike.
Ky studim do të ti lejojë shkencëtarët të zhvillojnë ilaçe më efektive kundër Omicron dhe varianteve të tjera të ngjashme, raporton abcnews.al
“Duke analizuar mekanizmat me të cilët virusi infekton qelizat njerëzore, ne mund të zhvillojmë ilaçe më të mira dhe kështu do të neutralizojnë virusin”, tha Supramaniam.
Omicron ka 37 mutacione, 3 deri 5 herë më shumë se variantet e mëparshme. Sipas studimit, 37 mutacionet krijojnë një “urë” dhe lidhje kimike ndërmjet proteinës “spike” dhe receptorëve ACE2 Këto lidhje të reja duket se rrisin aftësinë e koronavirusit për t’u lidhur me qelizat, por ka edhe një mutacion që duket se zvogëlon forcën e kësaj lidhjeje.
Sipas studiuesve, gjetjet tregojnë se Omicron ka një kapacitet të më të lartë të lidhjeve se virusi origjinal. Hulumtimet e mëtejshme nga shkencëtarët kanadezë kanë treguar se proteina spike e Omicron ka një aftësi për t’i shpëtuar antitrupave, raporton abcnews.al
Është konfirmuar gjithashtu se Omicron ka një aftësi të shtuar për t’i shpëtuar antitrupave të të vaksinuarve dhe atyre që më parë kanë qenë të infektuar me një variant tjetër të koronavirusit.
Megjithatë, sipas Subramaniam, “Omicron i shpëton më pak imunitetit të krijuar nga vaksinat, në krahasim me imunitetin natyror. Prandaj, vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë.”
/abcnews.al