E kemi dëgjuar kudo, Mc Kresha zbulon këngën e preferuar të së bijës

schedule19:52 - 20 Janar, 2022

schedule 19:52 - 20 Janar, 2022

Një vit më parë, MC Kresha u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Iza. Duket se koha kalon dhe vogëlushja po rritet. Padyshim kjo është periudha më e bukur për prindërit.

Lidhur me këtë reperi u shpreh në një intervistë se Iza po fillon të flasë.

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë”.

Më tej, i pyetur nëse ia ka ndërruar pelenat ndonjëherë, Kresha u përgjigjë: “Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e coj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës ‘Vet e lype’. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë edukative”./abcnews.al