Kultivimi i kanabisit mjekësor, eksperti: Nuk duhet të bëjmë gabime, duhet bazë e fortë ligjore

schedule12:58 - 20 Janar, 2022

schedule 12:58 - 20 Janar, 2022

Eksperti Alban Ibraliu këtë të enjte ka qenë i ftuar në studion e ABC Live ku ka folur në lidhje me avantazhet e kultivimit të kanabisit mjekësor.

Bio-gjenisti është shprehur se është e rëndësishme që të zhvillohet kjo industri në vendin tonë për shkak të përfitimeve mjekësore dhe financiare që na servir.

Gjithashtu ai ka theksuar se para nisjes së një procedure të tillë është e rëndësishme që të hartohet struktura ligjore që duhet të përdoret për këtë.

Ibraliu ndër të tjera ka theksuar se nuk duhet që të bëjmë gabime nëse do të nisim me këtë industri ndaj është e rëndësishme që ekspertët ligjorë të hartojnë dhe politikat që duhet të ndiqen.

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri është i vështirë por jo i pamundur. Ne në fillim duhet që të hartojmë një kuadër ligjor për të lejuar dhe kultivimin e tij.

Është mirë që të nisemi nga pjesa e asaj që përkon me ligjshmërinë e përdorimit. Agjensia Evropiane e barnave ka miratuar kultivimin e tyre në shumë vende evropiane. Është e përcaktuar qartë se cili lloj mund të kultivohet. Indor, në mënyrë të drejtuar në dritë artificiale, në formën e kultivimit të kanabizit në sera dhe forma tjetër është dhe outdoor. Ky produkt nuk vjen rastësisht por si rezultat i kultivimit të tij në BE.

Nuk duhet që të bëjmë gabimet që kanë bërë fqinjët siç është ai i Maqedonisë së Veriut që nuk e kanë pasur të plotë kuadrin ligjor. Padyshim një rol të rëndësishëm në këtë e kanë edhe ekspertët e huaj. Duhet që ekspertët duhet të jenë dhe personat që i japin drejtim një nisme të tillë.

Në momentin që ka një kuadër ligjorë dhe infrastrukturës tjetër jam i bindur që do të ketë shumë kompani që do të kenë interes për të investuar në rrugë zyrtare”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!