Tottenham mori një fitore të vuajtur ndaj Leicester City, ku vetëm për 2 minuta arriti të përmbysë rezultatin nga 1-2 në 3-2.
Ekipi i Antonio Conte iu fal dygolëshit të Steven Bergwijn, i cili e bërë mbrëmjen e djeshme të paharrueshme për skuadrën londineze.
Spurs me Conten në stol, duke numëruar 6 fitore dhe 3 barazime. Trajneri Conte nuk e fshehu lumturinë e madhe për këtë fitore, ku theksoi se kjo ishte fantastike.
“Shijuam një ndeshje fantastike. Krijuam shumë raste për gol, por na mungoi fati në metrat e fundit. Humbja do të ishte e padrejtë. Djemtë e mi treguan karakter dhe personalitet të madh, ata kishin një dëshirë të madhe për të përmbysur rezultatin. Pasi barazuam 2-2 dhamë gjithçka dhe tentuam golin e fitores, për fat ia dolëm”, theksoi fillimisht tekniku italian.
Mesfushori Steven Bergwijn gjeti dy golat e parë sezonale në Premier League dhe Conte vlerëson shumë cilësitë e 24-vjeçarit.
“Ai është një lojtar që na ofron karakteristika të ndryshme. Steven është një futbollist krijues dhe shumë i rëndësishëm për këtë klub. Mendoj se ai është i lumtur që është me ne te Tottenham”, përfundoi Conte. /f.a/abcnews.al