Shkatërrohet “Kërpudha”, Rama i kërkon ndjesë autorit

schedule13:45 - 16 Shkurt, 2019

schedule 13:45 - 16 Shkurt, 2019

Kërkesës së protestuesve dhe opozitës për t’u larguar nga qeveria, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me dy postime në Tëitter. Në të parin publikon një foto me dixhiturën “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”, duke treguar një foto në gjysmën e së cilës është takimi i tij në qytetin bregdetar dhe në gjysmën tjetër drejtuesit e opozitës me mbishkrimin “Boja”.

Në reagimin e dytë, shefi ekzekutivit ka shprehur keqardhjen për dëmtimin e veprës Kërpudha në hyrje të godinës së kryeministrisë duke i kërkuar ndjesë autorit bashkëkohor Karsten Holer.

“Kjo nuk është Shqipëria e ata nuk janë shqiptarët”, shkruan kryetari i qeverisë në statusin e tij në rrjetet sociale./abcnews.al