Cristian Eriksen është gati të kthehet në Premier League. Pas Brentford janë edhe dy skuadra të tjera angleze që kërkojnë shërbimet e ish-lojtarit të Interit.
“The Times” raporton se Newscastle dhe Leicester City kanë kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit danez, i cili para pak javësh ka shkëputur kontratën me Interit për shkak të defibrilatorit në zemër, sepse liga italiane i ndalon lojtarët që kanë probleme me zemrën të luajnë.
Situata e ndodhur në Kampionatin Europian ku lojtari kishte probleme me zemrën, ka kaluar dhe Eriksen është gati të rikthehet të luajë, ku dëshira e tij është të jetë protagonist në “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al