Protesta e banorëve të “5 Majit” kundër shembjeve “bashkon” në terren PD-në

schedule10:00 - 19 Janar, 2022

schedule 10:00 - 19 Janar, 2022

Protesta e banorëve të lagjes “5 Maji” në kryeqytet që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre ka “bashkuar” në terren edhe Partinë Demokratike.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar anëtarë të 2 PD-ve. Nga ana e Partisë Demokratike zyrtare ka qenë Dhurata Çupi e cila ka mbërritur në zonën ku IKMT ka nisur shembjet që prej orëve të para të mëngjesit.

Ndërsa të pranishëm kanë qenë Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!