Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë oficerë policie, në një shpërthim dhe zjarr që shembi një ndërtesë në New York City të martën, njoftoi tha departamenti i zjarrfikësve.
Incidenti ndodhi në lagjen Bronx, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve. Mediat thanë se një shpërthim gazi u bë shkak për zjarrin që çoi më pas në shembjen e ndërtesës.
Një video e postuar në faqen e internetit të New York Post tregonte flakë dhe shtëllunga tymi të zi jashtë një ndërtese ndërsa oficerët e policisë u kërkonin njerëzve të largoheshin nga vendngjarja.
Në fillim të këtij muaji, 17 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një godinë Bronks./VOA