Manchester United nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, duke u renditur në vendin e 7 me vetëm 32 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të zhvilluara deri tani.
Edhe pse në skuadër ka një nga yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo, përsëri nuk ka arritur të bëjë aq sa duhet.
Teksa jemi në merkaton e janarit skuadra përveç afrimeve që mund të bëjë, po mendon edhe për rinovimet e kontratave më lojtarë që konsiderohen të rëndësishëm për të ardhmen.
sipas mediave angleze, drejtuesit e “djajve” kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin e kontratës një nga yjeve të mesfushës së tyre.
Behet fjalë për Bruno Fernandes, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Ralf Rangnick.
Kontrata aktuale e mesfushorit portugez me United përfundon në vitin 2025, por pavarësisht kësaj drejtuesit duhet të shmangin çdo rrezik që mund t’iu vijë dhe kanë nisur menjëherë bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre, ku ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës mësohet se ka kërkuar kohë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë një vendim përfundimtar. /f.a/abcnews.al