Iu bë atentat te Liqeni, zbardhet dëshmia e administratorit: Si ishte autori dhe lëvizjet që bëri

schedule12:57 - 18 Janar, 2022

schedule 12:57 - 18 Janar, 2022

63 vjeçari Lulëzim Masha ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve lidhur me atentatin që iu bë sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ndërsa ishte duke lëvizur me makinën tip “Benz”.

Lexo edhe: Atentati ndaj administratorit të shkollës në Tiranë, u qëllua me 3 plumba, lloji i armës së autorit

Administratori i shkollës private në Tiranë i ka parë lëvizjet e autorit, ndërsa në dëshmi ka thënë se ai nuk i ka folur fare por e ka qëlluar direkt. 63 vjeçari ka rrëfyer identitetin e autorit, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur. Para hetuesve, 63-vjeçari, është shprehur se autori është rreth 25 vjeç dhe me mjekër.

“Autori ishte rreth 25 vjeç, nuk më foli asgjë, direkt qëlloi. Ishte me mjekër dhe si tip esmeri”, ka thënë Masha.

Lexo edhe: Plumbat në drejtim të tij administratorit të shkollës private, kjo është makina me të cilën po udhëtonte

Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator. Në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes. /abcnews.al