Përparim Rama shërohet nga COVID-19, kthehet në zyrën e tij pas 7 ditësh

schedule08:28 - 18 Janar, 2022

schedule 08:28 - 18 Janar, 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Rama ka shkruar në Facebook se sot ka shkuar në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

Rama para shtatë ditësh njoftoi se është infektuar me COVID-19, për herë të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!