Aksidenti Maqedoni/ Rritet numri i personave në gjendje kritike për jetën

schedule17:52 - 15 Shkurt, 2019

schedule 17:52 - 15 Shkurt, 2019

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut Venko Filipçe deklaroi se janë gjashtë personat që ndodhen në gjendje kritike për jetën si pasojë e aksidentit tragji. Ndërkohë, vijojnë hetimet rreth shkakut të aksidentit.

Dhjetë nga të lënduarit e aksidentit të tmershëm në autostradën Shkup-Tetovë janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Për jetë janë duke luftuar dy pacientë me Qendrën e Urgjencës në Shkup, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili ka zhvilluar një vizitë në repartet ku trajtohen të lënduarit.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve gjashtë gjenden në repartin për mjekim intensiv. Tek dy pacientë gjatë ditës së djeshme është kryer ndërhyrje kirurgjikale. Për momentin gjendja e tyre është stabile. Tek një paciente e moshës 20-vjecare do të bëhet edhe një intervenim kirurgjikal. Konziliumi i mjekëve do të vendos  se si do të vazhdojë trajtimi i këmbës së saj dhe ka mundësi që t`i amputohet”.

Siç informoi Prokuroria Publike, intensivisht po punohet për konfirmimin e të gjitha detajeve për shkaqet e aksidentit. Janë tubuar dhe kontrolluar dokumentet e udhëtimit, celularët e udhëtarëve të cilët gjithashtu do të dërgohen për ekspertizë. Ekipe të Fakultetit të Makinerisë i kanë bërë edhe kontrollet e para të autobusit. Ai ka qenë i vjetër 18 vite dhe i regjistruar në janar të këtij viti. Prokuroria ka kërkuar edhe dokumentacionin e plotë të kompanisë “Durmo Turs” rreth lejeve për transport public, mirëmbajtjen, numrin e udhëtarëve dhe  relacionet në ditën kritike. Në mënyrë plotësuese do të kontrollohet nëse gjatë vozitjes ka shfrytëzuar celularin. Ndryshe, në qytetin e Gostivarit sot është zhvilluar ceremonia mortore e nëntë viktimave./abcnews.al