Nga Ajgena Korbi
Shkollat në Tiranë po përballen me mungesa ndërsa mjekët e qendrave shëndetësore me fluks pacientësh.
Përhapja me shpejtësi e “Omicron” nuk po kursen as më të vegjlit. Vizitat në raport me muajin dhjetor janë dyfishuar ndërsa të prekur me Covid po rezultojnë nga foshnjat deri tek moshat shkollore.
Nëse vëreni këto shenjat tek fëmijët mos i dërgoni në kopshte dhe shkolla, por bëni një konsultë me specialistin. Pediatria Nevila Shtino këtë apel ja drejton prindërve.
Në Tiranë të hapura 24 orë për urgjencat pediatrike janë dhe qendra shëndetësore 10 në Kinostudio, 6 në Kombinat dhe 7 në Laprakë. Megjithkëtë shpesh prindërit shmangin këto qendra duke iu drejtuar shërbimit të Pediatrisë në QSUT në të cilin gjithashtu ka pasur fluks të shtuar pacientësh.