Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroport presidentin turk Recep Tayp Erdogan. Erdogan zbriti në Rinas rreth orës 10:30. Më pas të dy liderët nderuan himnet e dy vendeve, fillimisht atë të Turqisë dhe më pas atë shqiptar.
Më pas u nisën drejt Laçit, ku gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama ka folur për miqësinë me Erdogan. Rama ka deklaruar se miqësia me Presidentin e Turqisë është më shumë se kaq, “është vëllazëri”.
“Po thosha se i kam takuar të gjithë burrat e mëdhenj për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpesh janë kuriozë të dinë se çështë kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Erdogan. Dhe zakonisht priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia ne otomane, jo xhamitë jo aspiratat e presidentit etj etj. Përgjigjia ime është shumë e thjeshtë, Erdogan thotë atë që thotë dhe bën atë që thotë. Sot është e vështirë të gjesh njerëz që po e kanë po dhe jo-në e kanë jo“, tha Rama.
Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se shtëpitë e reja në Laç janë materializimi i të gjitha fjalëve të bukura që janë thënë. Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin Erdogan dhe u shpreh se miqësia me të është shumë e ngushtë pasi “ai thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”. /abcnews.al