Një grup serbësh ishin nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në jugun e saj. Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.
Por ata u kthyen prapa nga policët të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.
Serbia po mban një referendum në të cilin qytetarët e saj do të të deklarohen në pyetjen “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ndryshimet kushtetuese të Serbisë duhet të sigurojnë një gjyqësor të pavarur dhe pa ndikime politike.
Beogradi vendosi të shtunën që serbët nga Kosova të votojnë në disa qytete në jug të Serbisë, meqë Prishtina nuk lejoi votimet në Kosovë. /abcnews.al