Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, sot do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare. Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.
Konkretisht policia njofton se për nevoja të sigurisë publike, përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.
Njëkohësisht, do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit –Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Sakaq prej orës 08:30 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.
Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë. Ndërkohë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, sipas policisë duhet të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.
Sakaq ABC ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke, në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë.
1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
Axhendën e Erdogan në vendin tonë:
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita në një familje në Laç
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë.
Rrugët e bllokuara:
Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirane, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.
• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në te dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalese per në unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
• në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 vellezerit Kondi, rrugën Arben Broci, rrugën Faik Konica, rrugën Dervish Hima, rrugën Asim Zeneli, rrugën Qamil Guranjaku, rrugën Ismail Qemali, rrugën Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
• në Blv. Deshmoret e Kombit, rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugën Myslym Shyri, rrugën 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në oren 16:30.
• në rrugën e Toptaneve, rrugën Xhorxh ë. Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugën e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në oren 18:00.
• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet në hyrje dhe dalje per në rrugën e Elbasanit, unazen e madhe, rrugën Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.
• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet e subjekteve qe kane parkime te rezervuara në rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie në rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk./abcnews.al