Disa javë pasi u rrah dhe ra në koma, vdes i riu nga Mitrovica

schedule23:03 - 15 Janar, 2022

schedule 23:03 - 15 Janar, 2022

Një i ri i quajtur Ermal Delija, nga Mitrovica raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin e QKUK. Delija raportohet se ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga një sulm i dhunshme i ndodhur disa javë më parë.

Sipas mediave në Kosovë, Ermal Delija u rrah nga një grup të rinj dhe përfundoi me lëndime të mëdha në spital dhe për disa javë qëndroi në gjendje kome. Pasi doli nga gjendja e komës dhe nga spitali, i riu mësohet se ishte pajtuar me familjet dhe personat që e kishin dhunuar.

Për fat të keq,  para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK. Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit./abcnews.al/