Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 658 raste të reja nga 6 800 testime.
Fatmirësisht sipas ministrisë së Shëndetësisë asnjë pacient nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 160 persona janë shëruar derisa 3.837 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë aplikuar mbi 1.7 milion doza të vaksinës./abcnews.al