Aktori i njohur, Ermal Mamaqi është shprehur se do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP. Aktori i humorit ka ndarë një foto me Arbana Osmanin ndërsa ka kërkuar mbështetje nga ndjekësit e tij. Fotoja është shkrepur në festën e organizuar nga Bora Zemani për 30-vjetorin e lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur.
“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, ka shkruar Ermali në postimin e tij. Megjithatë, duket se kjo është një tjetër shaka e Ermalit. Madje, duket se as fansat e tij nuk e besojnë të cilët i kanë vënë në dukje se sot nuk është 1 Prilli, dita e gënjeshtrave.
/abcnews.al