Lojtari i Manchester United, Harry Maguire nuk luan rregullisht titullarë me djajtë dhe kjo ka bërë që skuadra angleze të mos ketë një lojtar fiks që ta mbajë shiritin e kapitenit.
Në ndeshjen e fundit kundër Wolves, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, për herë të parë në Premier League.
Pas kësaj ndeshjeje u diskutua gjerësisht se CR7 të jetë kapiteni i përhershëm i skuadrës së djajve, por trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick është shprehur se sa herë të jetë i gatshëm për të luajtur në fushë shiritin e kapitenit do e mbajë Maguire.
“Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë këtë sepse Harry ka qenë kapiten shumë gjatë dhe sa të luajë ai do të jetë kapiteni. Nëse ai nuk luan, atëherë dikush tjetër do të jetë kapiteni. Kjo mund të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje dhe varet nga ata që luajnë” , ka deklaruar tekniku i Manchester United. /f.a/abcnews.al