Këlliçi sqaron bisedën me Metën gjatë protestës së 8 Janarit: Telefonata pa përgjigje dhe mesazhi

schedule19:37 - 14 Janar, 2022

schedule 19:37 - 14 Janar, 2022

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka sqaruar në Radarin Informativ në ABC komunikimin me presidentin e Republikës Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit.

Në vijim të mesazhit të bërë publik sot nga kreu i shtetit, Këlliçi përballë gazetares Juli Xhokaxhi deklaroi se ka pasur një thirrje në celular nga ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.

“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’I përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.

Ai deklaroi se ditën e protestës demokratët janë goditur dhe janë gjakosur ndërsa 12 prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

“Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, tha ai. m.v/abcnews.al