Vuçiç pret në Beograd krerët e “Srpskas”, afër Rakiçit ulet i sanksionuari Radojiçiç

schedule15:00 - 14 Janar, 2022

schedule 15:00 - 14 Janar, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd. Nga pamjet brenda takimit është parë edhe Milan Radojciç nënkryetar i këtij subjekti që është futur së fundi në listën e sanksioneve të Thesarit amerikan të shtetit.

Në takim po merr pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç si dhe ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin.

Prezent gjithashtu janë edhe kryetari i Listes Serbe Goran Rakiq dhe anëtarët Slavko Simiq dhe Dalibor Jevti#.

Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë pritet të jetë tema e këtij takim, mbajtjen e të cilit po e kundërshton qeveria e Kosovës.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të lejojë mbajtjen e këtij referendumi ashtu siç është bërë më herët.

Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it ka deklaruar se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00./Express

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!