Që pas ndeshjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Inter-it, filluan raportimet se Dybala ishte i pakënaqur me klubin e tij aktual dhe nuk do të rinovonte kontratën me ta.
Dybala-s nuk i kanë pëlqyer disa detaje në kontratën e re dhe ka mbetur i pakënaqur nga klubi për këtë gjë. Shumë media italiane raportojnë se Juventus nuk e ka mbajtur fjalën e tij në lidhje me shifrat e rinovimit dhe kjo është arsyeja se përse Dybal është i zhgënjyer.
Kaq ka mjaftuar për të aktivizuar dëshirën e klubeve të mëdha për të transferuar yllin argjentinas. Të parët janë zikaltërit, ku me Marottan në krye do të tentojnë transferimin e Dybala. Inter ka problem pagesën e pagës së tij pasi është e lartë, por zikaltërit planifikojnë të largojnë Vidal dhe Vecino për të krijuar mundësinë e pagesës së numrit 10-të të Juves.
Tashmë thuhet se është futur në garë edhe Tottenham, ku Conte e njeh mirë 28-vjeçarin dhe mendon se do t’i jepte kualitet ekipit të tij. Por, një gjigant spanjoll gjithashtu është interesuar. Barcelona e sheh Dybalën si një pasqyrim të Messit dhe kështu ata mund të tentojnë këtë transferim para se të jetë shumë vonë./ h.ll/abcnews.al