5 mënyra si të kombinoni pantallonat e bardha në dimër

schedule18:14 - 13 Janar, 2022

schedule 18:14 - 13 Janar, 2022

Pantallonat e bardha janë një ndër elementët kryesorë të garderobës. Përveç verës, ata janë gjithashtu bazë e stilit dimëror. Sigurisht, ngjyra e bardhë është mjaft fleksibël por në muajt e dimrit fokusohemi kryesisht tek palltot. Gjithmonë ka kombinime klasike si e bardha, e zeza apo grija, por me vitin e ri, ka ardhur koha për eksperimente.

Pantallona të bardha dhe pallto deve

Ngjyrat e bardha dhe të tokës përzihen gjithmonë në mënyrë harmonike dhe duken shumë shik. Nëse keni xhinse të bardha apo pantallona pëlhure, kombinoni me një pallto camel dhe plotësoni pamjen me atlete apo çizme.

Pantallona të bardha dhe pallto gri

E bardha shkon shumë me ngjyrat e ftohta si grija, por synimi është një veshje me intensitet. Zgjidhni një pallto mashkullore me ngjyrë tweed dhe shtoni stilit tuaj mokas apo çizme chelsea.

E bardha mbi të bardhë

E bardha dimërore është ndoshta zgjedhja më elegante për stilin e rrugës. Kjo do të thotë që mund të investoni në pantallona të bardha dhe një pallto të bardhë. Nëse dëshironi, mund të luani me tekstura të ndryshme në pëlhura, për shembull kashmir dhe xhins.

Pantallona të bardha dhe pallto me ngjyrë

Meqenëse pantallonat e bardha janë kaq të gjithanshme, mund t’i kombinoni lehtësisht me ngjyra. Zgjidhni një pallto me ngjyra si blu, vjollcë apo jeshile. Nuk është thjesht një trend, por mund ta kombinoni lehtësisht me pantallona të zeza dhe xhinse.

Pantallona të bardha dhe pallto të zezë

Nëse i keni këto dy pjesë bazë në gardërobën tuaj, atëherë stilimi i përditshëm është i lehtë. Sigurisht që mund të diferencoheni dhe në vend të palltos së zezë klasike zgjidhni një pallto prej gëzofi ekologjik ose lëkure. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!