Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, humbin jetën 8 pacientë

schedule17:11 - 13 Janar, 2022

schedule 17:11 - 13 Janar, 2022

Vijon të jetë e larta shifra e të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë rezulto se janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 865 raste të reja nga 6,173 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan tetë persona të vdekur nga Covid-19, dy nga Shkupi (81g dhe 86g) dhe Manastiri (65 dhe 66), një nga Prilepi (45), Ohri (69), Strumica (68), Valandova (72). Personat vdiqën në Spital.

Ndërsa në raport bëhet me dije se kanë fituar betejën me Covid 784 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me Covid 239.920 qytetarë, mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid  217.305 pacientë dhe kanë humbur jetën 8 070 të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!