Interi fitori trofeun e parë sezonal përball Juventusit, ku një gol në sekondat e fundit të lojës, të shënuar nga Sanchez, i dha Superkupën zikaltërve.
Për trajnerin e Interit, ky ishte edhe trofeu i tij i parë në drejtim të skuadrës zikaltër, një fitore që tekniku Inzaghi është shumë i lumtur.
“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe.
Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”, ka theksuar pas ndeshjes tekniku zikaltër. /f.a/abcnews.al