Pas shkarkimit të drejtorit të Hipotekës Durrës është vendosur largimi nga puna edhe për 6 specialistë dhe është dhënë vërejtje me shkrim për 10 juristë e hartografë.
Të dhënat i ka bërë publike në raportimin javor Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në një deklaratë për mediat, ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, Task Forca ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale dhe një sërë problemesh të tjera. Numri i masave ndëshkimore në Hipotekën e Durrësit ka arritur në 31./abcnews.al