Rritja e rasteve, Rusia ndërmarr masa të reja për të frenuar Omicron

schedule14:40 - 12 Janar, 2022

schedule 14:40 - 12 Janar, 2022

Për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron përkatësisht 698 raste, Rusia pritet të ndërmarrë masa të reja për të luftuar përhapjen e tij. Omicron ka shënuar rekord të infektuarish në disa vende të Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia ka shënuar 666,000 viktima që nga fillimi i pandemisë– numri i dytë më i lartë i të infektuarve në botë pas Shteteve të Bashkuara. Vendi ka shënuar  17.946 raste të reja në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në në 10.702.150.

Ndërkohë, 63.2% e popullsisë është vaksinuar kundër Covid.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!