Arsyeja pse nuk duhet të pimë ujë kur hamë ëmbëlsira

schedule12:52 - 11 Janar, 2022

schedule 12:52 - 11 Janar, 2022

Një zakon që shumë prej nesh e kanë dhe ndoshta duhet ta shmangin. Sado e çuditshme të tingëllojë, nuk është e drejtë, për arsye shëndetësore nuk duhet të pini ujë kur hani një ëmbëlsirë, sipas kërkimeve shkencore.

Në veçanti, studiuesit nga Surinami i Amerikës së Jugut zbuluan se ata që pinin ujë me ëmbëlsirën e tyre kishin nivele më të larta të sheqerit.

Në fakt, sheqeri i tyre në gjak ishte më i lartë se ata që kishin ngrënë dy ëmbëlsira në të njëjtën kohë pa pirë ujë. Nivelet e sheqerit në gjak rriten pas ngrënies. Ekspertët thonë se uji ndihmon trupin të përthithë glukozën dhe sugjerojnë të pihet para ose pas vaktit për të minimizuar efektet e sheqerit. Idealisht gjysmë ore para ose pas një vakt ose ëmbëlsirë.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të bëjnë që trupi të humbasë aftësinë për t’i rregulluar ato dhe të çojë në diabet. Gjithashtu, shumë glukozë mund të prodhojë më shumë insulinë dhe kështu trupi ruan më shumë sheqer si yndyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!