Një derbi i ri në merkato që mund të gjallërojë negociatat mes Interit dhe Milanit në javët në vijim.
Protagonist i përplasjes në distancë është Julian Alvarez, talenti më i mirë i futbollit amerikano-jugor që kushton 20 milionë dhe është në pronësi të River Plate.
Zikaltërit për momentin kanë një avantazh të lehtë, por kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen, ashtu si në ligë./ h.ll/abcnews.al