Një grup studentësh organizuan në Universitetin e Arteve koncertin me këngë e valle popullore “ Ruaj traditën, festo shqip”. Këngëtarët profesionistë thonë se është detyurë e tyre për të përcjellë vlerat e traditës tek brezi i ri.
Këngëtarë profesionistë të traditës së muzikës shqiptare nga gjithë trevat e Shqipërisë u bënë bashkë me brezin e ri për një qëllim të vetëm, ruajtjen e traditës.
Këngë e valle popullure në gjurmët e traditës përcollën emocione jo vetëm tek spektatori por edhe te vetë këngëtarët. Qëllimi kryesor i këtij koncerti organizuar nga një grup studentësh ishte “ruajtja dhe percimi i traditës së muzikës e valleve shqiptare tek brezi i ri”./abcnews.al