AC Milan është i angazhuar në një betejë për Scudetton këtë sezon, megjithatë kuqezinjtë po kërkojnë t’i japin një shtysë shanseve të tyre duke nënshkruar me mbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake në janar.
Simon Kjaer është jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit, kështu që klubi italian po kërkon ta zëvendësojë atë.
Manchester City ka një bollëk lojtarësh në skuadrën e tyre të lartë dhe si i tillë Ake ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon, gjë që mund t’i japë AC Milan inkurajim në ndjekjen e mbrojtësit holandez.
Në një raport të publikuar nga “The Sun”, interesimi i Milanit për Ake është një zhvillim mjaft i fundit, megjithatë bindja e Manchester Cityt për t’u ndarë me mbrojtësin mund të jetë një çështje tjetër. /h.ll/abcnews.al