Krimi në familje tronditi sërish vendin. Burri vrau ish-gruan në Vaunë e Dejës. 50-vjeçari Niko Hila vrau me armë zjarri ish-gruan, Gjyle Topalli, 40 vjeçe.
Gazetari Simon Shkreli ka siguruar për abcnews.al pamjet nga vendi i ngjarjes, në fshatin Nenshat. Pasi ka vrarë ish-bashkëjetuesen, 50-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten, por ka mbetur i plagosur. Autori ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al