Meridiani mohon akuzat: I thashë Donaldi i Borës për kompliment

schedule16:05 - 9 Janar, 2022

schedule 16:05 - 9 Janar, 2022

Pas daljes, Meridiani është përballur me akuza se ka dhënë informacione të rreme brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kur hyri brenda shtëpisë, ai iu drejtua Donaldit duke i thënë se jashtë etiketohet si “Donaldi i Borës.” Shumë e kanë parë si një provokim për të ndikuar në lojën e tij.

Madje pasi doli të premten, Meridiani tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.” Mirëpo, sot i ftuar në Fun Club, tha ndryshuar qëndrim duke thënë se ajo që i tha Donaldit për Borën ishte një kompliment. “Krenaria e një mashkulli është ajo që ka përkrah.

Po ta shikoni videon, shikoni se sa i lumtur kam qenë në të dyja rastet që ia kam thënë. Nëse do të doja strategji loje, do t’i thoja që Borën e puthe dhe e bëre për lojë. Do ta rrëzoja me këtë gjë. Mjafton t’i thoja se puthja jote ka qenë lojë dhe hipokrizi.”, tha mes të tjerash Meridiani. /abcnews.al