Minatorët i janë rikthyer protestave para Kryeministrise.Paraditen e sotme ata kanë kërkuar miratimin e statusit dhe i kanë lënë afat qeverisë deri më 22 shkurt. Ne mungese te nje pergjigje minatoret kercenojne me greve urie.
Rreth 24 vite të jetës së tij Frrok Pacuku i ka kaluar në minierën e Spaçit. Pasojat e punës nëntokë i ndjen dhe 17 vite pas shkëputjes.
“Vitin që kaloi në prill dhe nëntor jam operuar dy herë”.
“Ne marrim pension minimal, as për ilaçe nuk del”
“Ata minatorë që kanë punuar 11 vjet e 6 muaj të marrin statusin. Kam punuar në temperaturë 40-45 gradë”.
Statusi i minatorit e ka nxjerrë në protestë përpara kryeministrisë, bashkë me disa prej kolegëve të tij.
“Kam 20 vjet nëntokë, në librezë jam 59 vjeç, akoma nuk jam nën pension as ndihmë ekonomike as kurrgjë”.
“Janë ndërru qeveritë me mijëra herë dhe janë zotu për statusin e minatorit dhe nuk na kanë dhënë asnjë të drejtë dhe kërkojmë një pagë minimale për jetesë. Po jo nën 200 mijë lekë pension, ne shumica marrim nën 200 mije lekë”.
Minatorët shprehen të zhgënjyer nga përfaqësuesit e Sindikatave që i kanë përfaqësuar dhe thirrjen tashmë ja drejtojnë kryeministrit Edi Rama. Madje paralajmërimin thonë se e kanë të njëjtë me atë që i kanë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Jemi 200 mijë votues dhe 220 mijë vota do i kesh mangut”.
Minatorët thonë se presin reagimin e qeverisë deri më 22 shkurt pas kësaj date kërcënojnë dhe me futjen në grevë urie. /abcnews.al