Vijon tensioni në selinë blu. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Ndërkohë, një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve. Mes tyre, ka spikatur edhe një djalë i veshur sportiv, i cili ka një ngjashmëri të madhe me reperin Stresi.
Nuk dihet nëse është ai, por dyshimet janë të shumta, pasi reperi është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Berishës dhe nuk ka nguruar ta tregojë hapur.
/abcnews.al