Trazirat në Kazakistan, Gjermania pezullon eksportin e armëve

schedule08:32 - 8 Janar, 2022

schedule 08:32 - 8 Janar, 2022

Qeveria gjermane ka pezulluar të gjitha eksportet e armëve në Kazakistan për shkak të trazirave. Vitin e kaluar janë dhënë 25 licenca për eksport të armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, me vlerë rreth 2.2 milionë euro.

Shuma është relativisht e ulët, por qeveria e kancelarit Olaf Solz e konsideroi të nevojshme masën duke pasur parasysh zhvillimet. Të premten, presidenti Kassim-Yomart Tokayev urdhëroi forcat e sigurisë të qëllonin ndaj “bandave të armatosura”, pas 4 ditësh protestash dhe trazirash.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!