Mësuesja nga Teksasi mbyll djalin e infektuar me Covid në bagazhin e makinës

schedule07:12 - 8 Janar, 2022

schedule 07:12 - 8 Janar, 2022

Një mësuese amerikane është arrestuar pasi dyshohet se mbylli djalin e saj të infektuar me Covid në bagazhin e makinës për tu mbrojtur nga ekspozimi i virusit, ndërsa shkonte në një qendër testimi raportojnë mediat lokale. Sarah Beam thuhet se përballet me akuzën që ka rrezikuar një fëmijë. Një dëshmitare telefonoji policinë pasi dëgjoi dikë që po fliste në bagazhin e një makine në datën 3 janar sipas click2Houston.com.

Mësuesja raportohet që hapi bagazhin për të zbuluar djalin që ishte shtrirë brenda. Zonja Beam tha se djali i saj 13 vjeçar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe që po e çonte në stadiumin Pridgeon për të bërë një test tjetër që të konfirmonte rezultatin raportojnë mediat lokale. Ajo tha se e kishte vendosur adoleshentin në bagazh për shkak se kishte frikë se mos infektohej vetë raporton “BBC”.

Punonjësi i shëndetësi i tha asaj se nuk do të ketë asnjë test Covid derisa djali do të lejohej që të ulej në sedijen e pasme të makinës sipas “KTRK-TV”. Zonja Beam është mësuese në gjimnazin Cypress që nga viti 2011 por është në pushim administrativ sipas mediave lokale. Policia tha se u alarmuan në momentin që i lajmëruan që një djalë e kishin lënë në bagazhin e një makinë në një qendër testimi.

Forcat e rendit kryen një hetim të plotë dhe lëshuan një urdhër arresti për mësuesen. Rreshteri Richard Standifer i Deparmentit të Sigurisë Publike në Teksas i tha medias lokale KHOU 11″ se djali mund të dëmtohej seriozisht nëqoftëse makina përplasej. Rreshteri tha gjithashtu se nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush është vendosur në bagazh se ka rezultuar pozitiv me diçka.

/ abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!