Një punonjës i policisë në Shkodër është arrestuar për ngacmim seksual të një vajze 15 vjeçare. Denoncimi është bërë në media përmes një videoje. Ka qenë nëna e vajzës, ajo që ka kërkuar ndihmën e mediave dhe denoncoi shefin e policisë së zonës Grumierë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti.
Sipas të njëjti denoncim, punonjesi i policisë e ka marrë vajzën në makinë dhe e ka telefonuar madje ka kryer akte të turpshme në komunikimet virtuale. Ka qenë vetë vajza ajo që ka filmuar shefin e policisë, në momentet kur ai e ka ngacmuar dhe më pas i ka treguar nënës së saj.
Të dyja bashkë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë, ku dhe kanë treguar gjithçka ka ndodhur. /abcnews.al