Një tërmet me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan, Lima, të premten. Tërmeti u regjistrua në orën 05:27 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte 19 kilometra në verilindje të Limës, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Perusë.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme nga autoritetet lokale. Lëkundjet sizmike ishin të forta, pasi banorët në panik dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti preku qarqet Canete dhe Chincha, në jug të kryeqytetit, si dhe qytetin Chibote, rreth 400 kilometra në veri të Limës.
Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi veriun e Perusë në fund të nëntorit, duke plagosur 12 persona dhe shkatërruar 117 shtëpi.
Të paktën 400 tërmete ndihen çdo vit në Peru, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet intensiv sizmik, e cila shtrihet përgjatë bregut perëndimor të kontinentit amerikan.
Më 15 gusht 2007, 595 njerëz u vranë në një tërmet me magnitudë 7.9 që tronditi portin e Pisco në brigjet perëndimore të Perusë. g.v/abcnews.al