Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Selia diplomatike, sikurse bën gjithnjë për raste të ngjashme edhe këtë herë u është drejtuar qytetarëve amerikanë që jetojnë në Tiranë me një mesazh.
Në njoftimin e saj, ambasada amerikane bën me dije se “një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike”, duke iu referuar në këtë mënyrë Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin tubimin dhe të monitorojnë mediat lokale.
Njoftimi i plotë:
Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022
Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike
Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00
Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.
Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.
Veprimet që duhet të bëni:
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
Jini të informuar për vendin ku ndodheni.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
g.v/abcnews.al