Një adoleshente meksikane ka zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar motrën e saj që nuk dëgjon. Motra e madhe e Estrella Salazar, Perla, lindi me një çrregullim të rrallë që prek dëgjimin. Ajo i është nënshtruar disa operacioneve dhe terapive. Pasi pa diskriminimin me të cilin përballej Perla, ajo tha: “Çfarë po bëj për të ndihmuar motrën time?”
Vitin e kaluar, ajo filloi të zhvillonte një aplikacion për të ndihmuar njerëzit që kanë probleme me dëgjimin të kalojnë nga gjuha e shenjave në tekst dhe zë. Estrella formoi një komunitet prej 90 pjesëmarrësish për të zhvilluar aplikacionin, të quajtur “Hands With Voice”, të cilin shpreson ta lançojë këtë vit.
Muajt e fundit, familja ka filluar të mësojë shenja pasi lëvizshmëria e Perlës është përmirësuar. /abcnews.al