Më 8 janar, dita kur është paralajmëruar një protestë kombëtare nga grupimi i Berishës, përballë Selisë Blu, kryedemokrati do të jetë në zyrën e tij. Lulzim Basha, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Open” është shprehur se në orën 12.00 do të jetë pikërisht në zyrën e tij.
Ai tha se në seli do të vijohet me punën si normalisht ndërsa shtoi se në këto katër muaj ajo që e cilësoi si “lëvizja për të shkatërruar PD-në, i ka dëmtuar të djathtëve agjendën si opozitarë.
“Do jem në zyrën time në 8 janar në orën 12:00. Në seli do të vazhdohet puna, do të ishte hipokrizi që të thonim se këto 4 muaj, lëvizja për të shkatërruar PD dhe për ta marrë si një plaçkë nuk na ka dëmtuar në agjendën tonë si opozitar”, u shpreh Basha ndër të tjera.
Edhe më 9 janar, kryedemokrati tha se do të jetë pikërisht në zyrën e tij në Selinë Blu. /abcnews.al/