Rusia zbarkon 2,500 trupa në Kazakistan, reagon SHBA: Bota po ju vëzhgon

schedule22:13 - 6 Janar, 2022

schedule 22:13 - 6 Janar, 2022

Ka raportime që forcat paqeruajtëse të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia janë vendosur në Kazakistan. Kjo ka bërë që zëdhënësi i Departamentit të Amerikan të shtetit Ned Price të njoftojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e monitoruar nga afër situatën.

“Shtetet e Bashkuara dhe, sinqerisht, bota do të vëzhgojnë për çdo rast të shkeljes të të drejtave të njeriut,” u tha Price gazetarëve.

“Ne gjithashtu do të vëzhgojmë për çdo veprim që mund të vendosë baza për kapjen e institucioneve kazake.”

Forcat paqeruajtëse të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të dërguara në Kazakistan do të jenë gjithsej rreth 2,500 personel, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA duke cituar sekretariatin e bllokut të sigurisë të udhëhequr nga Rusia.

Këto forca paqeruajtëse do të qëndrojnë në Kazakistan për disa ditë ose javë. Paqeruajtësit kanë të drejtë të përdorin armë në Kazakistan në rast se sulmohen nga “bandat e armatosura”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!